RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

FBI: Vritet gjatë arrestimit personi që kërcënoi presidentin Biden

fbi:-vritet-gjate-arrestimit-personi-qe-kercenoi-presidentin-biden

I dyshuari nga shteti federal Utah në SHBA i cili kërcënoi presidentin amerikan, Joe Biden, u vra gjatë përleshjes me armë teksa po përpiqej të kapej nga ekipet e Byrosë Federale të Hetimit (FBI), transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të FBI-së thuhet se para vizitës së Bidenit, Craig Deleeuw Robertson ka humbur jetën në qytetin e Salt Lake City në Utah, “në konfliktin që shpërtheu gjatë procedurës së arrestimit në shtëpinë e tij”.

Të dhënat e gjykatës tregojnë se ai kërcënoi presidentin Biden, prokurorin e Qarkut të New Yorkut, Alvin Bragg dhe prokuroren e përgjithshme të New Yorkut, Letitia James, të cilët po ndjekin penalisht ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Në dosjen e dorëzuar në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së në Utah thuhet se Robertson kishte postuar në Facebook: “Është koha për një ose dy vrasje presidenciale. Së pari Joe, pastaj Kamala!”.

Në dosje theksohet se Robertson ishte 70-75 vjeç dhe mbante një pushkë gjysmë automatike të llojit AR-15.

Biden u informua për këtë incident nga FBI.

Craig Deleeuw Robertson

Related posts

Haradinaj ndërron premtimin për pensionet brenda javësh, nga 450 në 500 euro

admin

Produktet “Made in Kosova” marrin identitet ndërkombëtar

RTI

Gjermania dëshiron të rrisë numrin e personelit ushtarak

admin