RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hapen degë dhe bankomate për serbët e Kosovës afër vendkalimeve kufitare

hapen-dege-dhe-bankomate-per-serbet-e-kosoves-afer-vendkalimeve-kufitare

Zyra e ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë njoftoi të hënën se Banka e Postës e Serbisë i ka hapur katër degë të improvizuara bankare në afërsi të pikëkalimeve kufitare me Kosovë,

Sipas njoftimit, serbët e Kosovës tashmë mund t’i tërheqin të ardhurat e tyre nga shteti serb.

Ndërkohë, është bërë e ditur se Banka e Postës e Serbisë i ka ngritur degët e improvizuara në pjesën serbe të pikëkalimeve kufitare, Jarinjë, Bërnjak, Konçulj dhe Merdarë.

Zyra e ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se ky veprim është bërë me qëllim që serbëve nga Kosova t’u lehtësohet tërheqja e pagesave nga buxheti i Serbisë, të cilat i marrin në dinarë.

Kjo vjen pasi, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) e futi në fuqi një rregullore më 1 shkurt, e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme për transaksionet e pagesave në Kosovë.

Related posts

Mijëra demonstrojnë kundër rritjes së çmimeve dhe mosveprimit të qeverisë në Pragë

admin

Gjykata Supreme pezullon procedurën e gradimit në Policinë e Kosovës

Hevzi

Kore e Jugut, një kishë nën hetim për ndërhyrje të dyshuar në zgjedhjet e vitit 2024

RTI