RTV AHIRETI
Lajme

Fenomeni i Tik Tokut: Falem pesë herë në ditë, i di vargjet e Kuranit

fenomeni-i-tik-tokut:-falem-pese-here-ne-dite,-i-di-vargjet-e-kuranit

Është bërë fenomen në rrjetin social TIK TOK.

Khaby Lame, 22-vjeçari i cili u shndërrua në një personazh shumë të dashur.

Ai njihet për publikimin e videove duke u tallur me përdoruesit e tjerë që bëjnë gjëra të parëndësishme në mënyrë të komplikuar, teksa ai i zgjidh ato në mënyra të thjeshta.

Italo-senegalezi ka mbi 149 milionë ndjekës në TIK TOK dhe mbi 79 milionë ndjekës në Instagram.

22-vjeçari ka folur për jetën e tij.

Khaby Lame në një intervistë për mediat italiane tregoi se është një mysliman i devotshëm duke u falur pesë herë në ditë.

Lame tha se po ashtu i di edhe vargjet e Kuranit.

“Jam një budalla që luan FIFA-n. Një entuziast anime që shikon filma vizatimorë për të mësuar anglisht. Një musliman që nuk pi dhe nuk pi duhan, i njeh vargjet e Kuranit (të mësuara në Senegal) dhe fal pesë herë në ditë” – tha Lame.

Related posts

Angelina Jolie ndan foton simbol të tërmetit, bën thirrje për donacione për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Muhamet Ramadani

Goditet për vdekje nga një veturë një person në Veternik

Muhamet Ramadani

Gjermania i bën sërish thirrje Iranit të “rivendosë kalimin e lirë dhe pa tarifa në Ngushticën e Hormuzit”

RTI