RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lampeduza – Të paktën 1 200 emigrantë në 24 orët e fundit – VIDEO

lampeduza-–-te-pakten-1-200-emigrante-ne-24-oret-e-fundit-–-video

Më shumë se 1200 emigrantë kanë arritur në ishullin italian të Lampedusës në Mesdhe në vetëm 24 orë, deklaroi roja bregdetare.

Një varkë emigrantësh u mbyt gjatë natës në ujërat ndërkombëtare pranë ishullit. Një varkë peshkimi shpëtoi 34 persona dhe gjeti një trup të pajetë.

Personat e shpëtuar u ngarkuan në një varkë patrullimi të Rojës Bregdetare italiane dhe u dërguan në Lampedusa. Të mbijetuarit thanë se rreth 20 persona ishin ende të zhdukur.

Njerëzit e shpëtuar vijnë nga Benini, Kameruni, Kongo, Guinea, Mali, Sierra Leone dhe Sudani i Jugut. /atsh

Related posts

Dokumenti i plotë i draft-statutit i paraqitur nga Ekipi Menaxhues në Bruksel të cilin e ka refuzuar Kosova

admin

Nisin punimet për ndërtimin e rrugës “A” e njohur si “Jim Xhema” në Prishtinë

admin

Agjencia e OKB-së: 90 për qind e popullsisë së Gazës është zhvendosur nga sulmet izraelite – VIDEO

admin6