RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Fidan dhe Araghchi diskutojnë negociatat, Irani paralajmëron kundër veprimeve të ShBA-së

fidan-dhe-araghchi-diskutojne-negociatat,-irani-paralajmeron-kunder-veprimeve-te-shba-se

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, zhvilloi të shtunën një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Abbas Araghchi, për të diskutuar zhvillimet e fundit në procesin e negociatave në vazhdim.

“Gjatë bisedës diskutuam situatën e fundit të procesit të negociatave në vazhdim”, shkroi Fidan në platformën turke të mediave sociale NSosyal.

“Türkiye do të vazhdojë përpjekjet e saj për t’u dhënë fund konflikteve në rajonin tonë dhe për të vendosur paqe të qëndrueshme”, shtoi ai.

Fidan nuk dha hollësi të tjera lidhur me negociatat.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, paralajmëroi gjithashtu të shtunën kundër çdo “veprimi aventurist” nga ShBA-ja, gjatë një bisede të veçantë telefonike me komandantin e ushtrisë pakistaneze, sipas njoftimit të ministrit iranian në Telegram.

Araghchi theksoi gatishmërinë e vendit të tij për t’iu përgjigjur me vendosmëri çdo “agresioni”.

Related posts

Trump kërcënon me ndërprerjen e tregtisë me Spanjën për kundërshtimin e saj ndaj luftës me Iranin

admin

SHBA: Do të testojmë armë bërthamore, por nuk do të ketë shpërthime

admin

E dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje që nuk e kishte kryer, fiton lirinë pas 43 vitesh burg 64-vjeçarja

admin