RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në mbi 73.350 numri i të palestinezëve të vrarë në gjenocidin izraelit në Gaza

rritet-ne-mbi-73.350-numri-i-te-palestinezeve-te-vrare-ne-gjenocidin-izraelit-ne-gaza

Shtatë palestinezë të tjerë u vranë nga zjarri izraelit gjatë 24 orëve të fundit në Rripin e Gazës, duke e çuar në 73.356 numrin e të vrarëve nga gjenocidi izraelit që nga tetori i vitit 2023, njoftoi të dielën Ministria e Shëndetësisë e enklavës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, ministria tha se spitalet në enklavë kanë pranuar gjashtë trupa, përfshirë një person që ka ndërruar jetë nga plagët e marra më herët.

Ministria bëri të ditur gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë dërguar edhe 23 të plagosur, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të plagosurve në 174.185.

Pavarësisht armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor 2025, ushtria izraelite ka vazhduar sulmet e përditshme në Gaza, duke vrarë të paktën 1.230 palestinezë dhe duke plagosur 4.076 të tjerë që atëherë.

Të shtunën, ministria njoftoi se gjatë muajit korrik u vranë 152 persona në enklavë, duke shënuar numrin më të lartë mujor të viktimave që nga fillimi i këtij viti.

Marrëveshja e armëpushimit u arrit pas dy vitesh gjenocidi të nisur nga Izraeli më 8 tetor 2023, i cili ka shkaktuar shkatërrime të mëdha, duke prekur rreth 90 për qind të infrastrukturës civile, ndërsa OKB-ja vlerëson se kostoja e rindërtimit arrin në rreth 70 miliardë dollarë.

Related posts

Shtohen evakuimet në Rafah, ndërsa ushqimi në Gaza po mbaron! Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA shpreh shqetësime për situatën dhe paralajmëron Izraelin

admin

Stazhierja e NATO-s arrestohet në Belgjikë nën dyshimin për spiunazh

Muhamet Ramadani

VIDEO/ Kapen 435 kg kokainë me vlerë 70 mln euro në portin e Kalabrisë! Nuhatja e qenve zbuloi ngarkesën që vinte nga Amerika Latine, ja ku ishte fshehur…

admin