RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Fidan: Turqia do të rihapë së shpejti konsullatën në Libinë lindore

fidan:-turqia-do-te-rihape-se-shpejti-konsullaten-ne-libine-lindore

Turqia do të rihapë së shpejti konsullatën e saj të përgjithshme në Bengazi, Libinë lindore, bëri të ditur të martën ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, raporton Anadolu.

“Turqia nuk dëshiron rishfaqjen e çfarëdo konfliktit në Libi”, tha Fidan në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij maltez, Ian Borg, në Pallatin e Kryeministrisë në Valletta, kryeqyteti i Maltës, shteti ishull disa qindra kilometra larg bregdetit të Libisë.

“Ne duam që Libia t’i zgjidhë problemet e saj përmes dialogut. Ne gjithashtu nuk duam që ndarja aktuale ekzistuese midis lindjes dhe perëndimit të bëhet e përhershme”, tha Fidan.

Ministri Fidan theksoi se marrëdhëniet e Turqisë me pjesën lindore janë duke u përmirësuar, ndërsa me aktorët në rajon po zhvillohen punë të përbashkëta, duke shtuar se edhe kompanitë turke në rajon kanë rifilluar punën.

Turqia vazhdon përpjekjet e saj të përbashkëta me Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vende të tjera mike të rajonit për të luajtur një rol konstruktiv për çështjen libiane, tha Fidan.

Fidan u shpreh se ka planifikuar të vizitojë Libinë pas vizitës së tij në Maltë për t’u takuar me zyrtarë të nivelit të lartë libianë.

Ai nënvizoi se gjatë takimeve do të përsërisë politikën konstruktive të Turqisë për zgjidhjen e çështjes.

Libia është shkatërruar nga lufta civile që nga viti 2011 kur u rrëzua nga pushteti Muammar Gaddafi, udhëheqësi që qëndroi shumë vite në pusht, i cili më vonë vdiq.

Related posts

Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë

RTI

Shefi i NATO-s: Kina po i ndihmon ekonomisë ruse

admin

Mysafirë nga Franca vizituan shoqatën “Bereqeti”

admin