RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gallant: Objektivi i ardhshëm i ushtrisë do të jetë qyteti jugor Rafah

gallant:-objektivi-i-ardhshem-i-ushtrise-do-te-jete-qyteti-jugor-rafah

Ministri izraelit i Mbrojtjes deklaroi se objektivi i ardhshëm i ushtrisë në Rripin e Gazës do të jetë qyteti jugor Rafah, duke pretenduar se është bastioni i fundit i mbetur i grupit palestinez Hamas.

Gallant tha se ”luftëtarët dhe udhëheqësit e Hamasit fshihen në Rafah”.

”Ne do të arrijmë gjithashtu zonat ku nuk kemi luftuar ende, në qendër të Rripit të Gazës dhe në jug, dhe veçanërisht në bastionin e fundit të mbetur të Hamasit në Rafah”, tha ai.

Më shumë se 1,3 milionë njerëz thuhet se jetojnë tani në Rafah dhe në zonën përreth, shumica e tyre të zhvendosur nga pjesë të tjera të Gazës.

Disa grupe të të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar kundër çdo ofensive ushtarake izraelite në Rafah, e cila mund të rezultojë në vdekjen e shumë njerëzve atje.

Gallant përsëriti se ”në fund të luftimeve Hamasi nuk do të jetë më në gjendje të qeverisë Gazën”.

Ai e përshkroi operacionin tokësor të ushtrisë në Gaza si “një nga më komplekset dhe më të komplikuarit në historinë e luftës”. /atsh

Related posts

Gallant: Ushtria izraelite gati për të luftuar menjëherë pas armëpushimit

rezart morina

Kurti e Lajçak takohen në ora 16:00

rezart morina

Sërish shfaqen simbolet e agresionit rus në Kosovë

admin