Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës që goditën pjesë të ndryshme të Filipineve gjatë javës së kaluar morën jetën e 44 personave dhe prekën më shumë se 500 000 të tjerë, deklaroi agjencia kombëtare e fatkeqësive.
Njëzet e tetë persona janë ende të zhdukur, ndërsa mbi 56 800 janë të zhvendosur dhe të detyruar të qëndrojnë në qendrat e evakuimit ose me miqtë dhe të afërmit.
”Shumica e të zhdukurve ishin peshkatarë që dolën në det pavarësisht motit të keq, fatkeqësisë”, deklaruan zyrtarët lokalë.
Nëntëmbëdhjetë nga të vdekurit ishin nga provinca jugore e Misamis Occidental, ku shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut.
Gjashtëmbëdhjetë njerëz vdiqën gjithashtu nga përmbytjet në provincat e tjera jugore, ndërsa nëntë viktima u raportuan në provincat lindore dhe qendrore.
”Dëmet në bujqësi dhe infrastrukturë u vlerësuan në më shumë se 1.41 miliardë pesos (25 milionë dollarë)”, tha agjencia e fatkeqësive. /atsh
Update Pan-ay Daku – Dolores Boundary
Mindanao, Misamis Occidental, PhilippinesPlease Pray for Mindanao your prayers is already such a big help pic.twitter.com/U4atqSy5Sf
— ritz ☽︎ ⁷. (@mygsweets) December 25, 2022