Ka filluar protesta e serbëve e paralajmëruar për sot në Rudar, për të kundërshtuar deklaratat e fundit të kryeministrit, Albin Kurti, dhe ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, të cilat po i konsiderojnë si kërcënim.
Në protest tashmë po shihen edhe përfaqësuesit e Listës Serbe.
Teksa gjatë ditës janë parë edhe autobusë të organizuar të cilët kanë bartë qytetarë serb.
Ndryshe nga Policia e Kosovës u është bërë thirrje qytetarëve që sot të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme./