RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Finale – Parlamenti Evropian votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën, nga 1 janari 2024 udhëtojmë pa viza

finale-–-parlamenti-evropian-votoi-pro-liberalizimit-te-vizave-per-kosoven,-nga-1-janari-2024-udhetojme-pa-viza

Parlamenti Evropian i tha sot po liberalizimit të vizave të Kosovës, duke e përmbyllur kështu këtë proces të stërzgjatur për qytetarët e Kosovës.

Miratimi i liberalizimit të vizave për Kosovën nga Parlamenti Evropian u bë pa votim pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.

Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola tha se nuk ka marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit të BE-së për liberalizimin e vizave dhe se do të shkojnë direkt me votim, shkruan Telegrafi.

“… Nuk kam marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit të BE-së dhe asnjë amendament… Është miratuar qëndrimi i Këshillit dhe akti i propozuar është miratuar “, tha kryetarja e PE-së, Roberta Metsola.

Ndërkaq, të mërkurën e 19 prillit do të jetë ceremonia për nënshkrimin e Aktit ligjor. Në ceremoni do të marrin pjesë edhe presidentja e Parlamentit Evropian, një përfaqësues i presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Institucionet e BE-së kanë rënë dakord që kërkesa për të mos pasur viza për kosovarët do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS) dhe në çfarëdo rasti, jo më vonë se 1 janari 2024.

Related posts

Suedi, në kopshtin e një xhamie lihet një derr i ngordhur

rezart morina

Qëllohet me armë zjarri ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe

admin

SHBA teston për herë të parë raketa hipersonike në Paqësor, analistët për CNN: Sinjal për Kinën dhe Rusinë!

admin