RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Finlanda kërkon pauzë në bisedimet me Turqinë për NATO-n

finlanda-kerkon-pauze-ne-bisedimet-me-turqine-per-nato-n

Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto, ka deklaruar se nevojitet një pauzë në diskutimet mes Finlandës e Suedisë me Turqinë, lidhur me aplikimin e tyre për t’iu bashkuar NATO-s.

Deklarata e tij vjen pak pasi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Suedia nuk duhet të presë mbështetjen e shtetit të tij për të hyrë në aleancën veriatlantike, pas protestave afër ambasadës së Turqisë në Stokholm fundjavën e shkuar, protestë në të cilën ndodhi edhe djegia e një kopje të Kuranit.

“Nevojitet një pushim përpara se të kthehemi në bisedimet trepalëshe dhe të shohim se ku jemi kur pluhuri të jetë ulur pas situatës aktuale, kështu që nuk duhet të nxirren ende përfundime”, është shprehur Haavisto për Reuters.

“Unë mendoj se do të ketë një pushim për disa javë”, ka shtuar ai.

Finlanda dhe Suedia kanë aplikuar për të hyrë në NATO vitin e kaluar, pas luftës së Rusisë në Ukrainë.

Related posts

Kosova përshëndet marrëdhëniet me SHBA-në pas vizitës së drejtorit të CIA-s

admin

SHBA, personi që u paralizua në automjetin e policisë do të marrë 45 milionë dollarë dëmshpërblim

admin

Taravari: Në Maqedoni nuk ka pasur dhe nuk guxon të ketë qeveri pa shqiptarët

admin