Pamjet nga transmetuesi finlandez “Yle” treguan shtatë automjete dhe një djalë të ri me biçikletë që po kalonte kufirin në vendkalimin kufitar të Vaalimas dje në mëngjes.
Qeveria finlandeze njoftoi dje se turistët rusë nuk do të lejohen më të hyjnë në vend pas mesnatës.
Masa është marrë në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
Gjithashtu, vendimi përfshin disa përjashtime, që lejojnë disa shtetas rusë në Finlandë të vizitojnë anëtarët e ngushtë të familjes, të punojnë ose të marrin kujdes mjekësor.
Sipas statistikave të Rojës Kufitare Finlandeze, disa mijëra rusë kanë hyrë në Finlandë ditët e fundit dhe shumë pak prej tyre janë kthyer në vendin e tyre të lindjes.
Kufiri i Finlandës me Rusinë është rreth 1 340 kilometra i gjatë, më i gjati nga çdo vend i BE-së me Rusinë.
Fqinjët e tjerë të Rusisë në BE, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia kanë kufizuar hyrjen për shtetasit rusë që nga 19 shtatori /atsh