Finlanda njoftoi se nuk do ta klasifikojë COVID-19 si “sëmundje të rrezikshme infektive” për arsye se janë zvogëluar rastet dhe vdekjet e shkaktuara nga COVID-19 ndërsa vaksinat kanë qenë të suksesshme, transmeton Anadolu.
Në njoftimin nga Ministria e Çështjeve Sociale dhe të Shëndetësisë të Finlandës u bë e ditur se janë bërë ndryshime në dekretin qeveritar lidhur me sëmundjet infektive.
Në këtë drejtim, COVID-19 nuk do të klasifikohet si “sëmundje e rrezikshme infektive”, por si “sëmundje infektive që po monitorohet”.
“Në nivel global, numri i rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19 po shënon rënie që nga fillimi i këtij viti. Vaksinat vazhduan të jenë efektive kundër llojeve të mutacionit të virusit dhe shkalla e vaksinimit në popullatën finlandeze është shumë e mirë. Asnjë masë kufizuese nuk zbatohet më”, thuhet në njoftim.
Vendimi i Qeverisë së Finlandës do të zbatohet duke filluar nga nesër.