RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Fiset siriane çlirojnë plotësisht provincën Deir ez-Zor nga terroristët e YPG/SDF-së

fiset-siriane-clirojne-plotesisht-provincen-deir-ez-zor-nga-terroristet-e-ypg/sdf-se

Forcat fisnore në provincën siriane Deir ez-Zor kanë marrë kontrollin e të gjitha zonave që ishin nën pushtimin e organizatës terroriste YPG/SDF, duke çliruar gjithë provincën, raporton Anadolu.

Forcat fisnore, banorë vendas të rajonit, vendosën kontroll mbi gjithë provincën si pjesë e avancimit të tyre kundër grupit terrorist, i cili nisi të shtunën në mbrëmje.

Pas marrjes së pjesëve jugore dhe qendrore të provincës, fiset avancuan drejt veriut, duke marrë kontrollin e zonave që shtrihen deri në kufijtë me Rakan dhe Haseken.

Kështu, prania e terroristëve të YPG/SDF-së është eliminuar plotësisht nga e gjithë provinca.

Vendbanimet e Deir ez-Zorit që janë vënë nën kontroll janë: Mheimide, Suvaidan Xhazira, Murad, Giranic, Tajane, Al-Xharzi, Hatla, Al-Huseinijeh, Halabije, Al-Baghour, Al-Boubadran, Al-Bahrah, Susah, Abu Hardub, Al-Shenan, Darnaxh, Diban, Al-Havajixh, Al Busajra, Subha, Dehla, Xhadid Bagara, Khasham, Mazlum, Al-Hisan, Fusha Xhafra, Huvajixh Bumasah dhe Sava.

Në një deklaratë të Zyrës së Guvernatoratit të Deir ez-Zorit thuhet gjithashtu se fiset më herët kishin çliruar nga grupi terrorist edhe zonën që përfshin fushën e naftës Omar dhe fushën e gazit natyror Kuniko, ndër qendrat më të mëdha energjetike të Sirisë.

Related posts

Lista Serbe dorëzohet, pranon integrimin e Arsimit dhe Shëndetësisë në institucionet e Kosovës

Kushtrim Guraj

VIDEO/ Në Mal të Zi për Samitit BE – Ballkani Perëndimor, Emmanuel Macron bën vrap përgjatë bregdetit të Tivatit

admin

SHBA sinjalizon se Turqia mund të luajë rol në luftën Izrael – Hamas

admin