Kolonët izraelitë po përdorin gjithnjë e më shumë flamujt izraelitë si një mjet për të shtrirë praninë dhe kontrollin e tyre në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar.
Përmes vendosjes së shpejtë të pikave të reja të banimit dhe qindra flamujve, kolonët synojnë të krijojnë një prani të dukshme në terren dhe të ndikojnë edhe në aspektin psikologjik te palestinezët.
Kjo praktikë përshkruhet si një fazë e re e kolonizimit vizual, që synon të ndryshojë pamjen e hapësirave publike dhe t’u japë kolonëve ndjesinë e kontrollit mbi territorin.
Vendosja e flamujve shoqërohet me krijimin e pikave të lëvizshme të banimit, të cilat mund të zhvendosen dhe zgjerohen me shpejtësi në zona të ndryshme.
Sipas kritikëve të politikës së kolonëve, kjo qasje synon t’i bëjë palestinezët të ndihen si “mysafirë në tokën e tyre”, duke forcuar praninë dhe pretendimet territoriale izraelite në Bregun Perëndimor. /mesazhi

