RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Fondi Sovran Sirian dhe Arada e Emirateve nënshkruan marrëveshje prej 7 miliardë dollarësh për projekt të madh në Damask

fondi-sovran-sirian-dhe-arada-e-emirateve-nenshkruan-marreveshje-prej-7-miliarde-dollaresh-per-projekt-te-madh-ne-damask

Fondi Sovran Sirian dhe zhvilluesi i pasurive të paluajtshme Arada nga Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan një marrëveshje me vlerë rreth 7 miliardë dollarë për një projekt të madh banesor dhe komercial në Damask, transmeton Anadolu.

Agjencia Arabe Siriane e Lajmeve (SANA) raportoi se projekti “Damasku i Ri” do të shtrihet në rreth 4 milionë metra katrorë dhe do të përfshijë 11.000 njësi banimi.

Ai gjithashtu do të përfshijë hotele, objekte shëndetësore dhe arsimore, zyra, hapësira komerciale dhe zona rekreative, tha agjencia.

Marrëveshja shënon projektin e parë të kompanisë Arada në Siri dhe u nënshkrua në Damask nga shefi ekzekutiv i kompanisë, Ahmed al-Khushaybi dhe shefi i sektorit të zhvillimit të pasurive të paluajtshme të fondit sovran, Mohammed al-Khayyat.

Mazen al-Salhani, kryetar i Fondit Sovran Sirian, tha se marrëveshja përfshin gjithashtu plane për të siguruar komunitete banimi të qëndrueshme për njerëzit që jetojnë në kampe dhe ata shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar.

Ai tha se organet e qeverisë siriane do të ofrojnë lehtësitë e nevojshme për të ndihmuar në zbatimin e projektit.

Al-Khushaybi tha se zhvilluesi planifikon të zgjerojë në Siri një nismë strehimi që e ka zbatuar për refugjatët në vende të tjera.

Ai tha se nisma do të zbatohet në bashkëpunim me fondin sovran në kuadër të një programi të quajtur “Qytet për një Qytet”.

Al-Khayyat tha se zhvillimi do të bazohet në konceptin e “qytetit 15-minutësh”, me shërbimet thelbësore dhe nevojat e përditshme të disponueshme për banorët brenda një distance të shkurtër.

Projekti, tha ai, do të përfshijë hotele me më shumë se 500 dhoma, spitale me kapacitet deri në 300 shtretër dhe objekte arsimore që do t’u shërbejnë 5.000 nxënësve.

Qendrat e shërbimeve qeveritare, zyrat, zonat komerciale, hapësirat e gjelbra dhe objektet rekreative janë gjithashtu të planifikuara si pjesë e zhvillimit.

Related posts

Digjet shtëpia në Tiranë, por shpëton vetëm Kurani, zjarrfikësi tregon momentin emocionues

Muhamet Ramadani

Presidentët e Sirisë dhe Azerbajxhanit diskutojnë për përshkallëzimin rajonal në një bisedë telefonike

admin

U nxorën nga përdorimi për shkak të çmimeve të larta të biletave, paralajmërohet rikthimi i fluturimeve për pasagjerët me avionë supersonikë

admin