RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat Ajrore izraelite alarmojnë për përkeqësim e gjendjes së gatishmërisë

forcat-ajrore-izraelite-alarmojne-per-perkeqesim-e-gjendjes-se-gatishmerise

Shefi i Forcave Ajrore izraelite, gjeneralmajor Tomer Bar, paralajmëroi se pilotët rezervistë që protestojnë ndaj planeve të diskutueshme për reformat në gjyqësor po dëmtojnë gatishmërinë e forcave ajrore, transmeton Anadolu.

Duke folur me dhjetëra pilotët rezervistë që thonë se nuk do të paraqiten në detyrën vullnetare, duke protestuar ndaj planeve të qeverisë për të reformuar gjyqësorin, Bar u tha atyre se gatishmëria e forcës po “përkeqësohet”.

Siç raportoi e përditshmja The Times of Israel, Bar u tha pilotëve se mos paraqitja në detyrë vullnetare “dëmton” ushtrinë izraelite, duke shtuar se “ne presim që ju të vazhdoni të vini”.

Mbi 10 mijë rezervistë që paraqiten rregullisht në detyrë, deklaruan vullnetarisht qëllimin e tyre për ta ndërprerë paraqitjen.

Rezervistë të shumtë thonë se nuk duan të shërbejnë në një Izrael “jodemokratik”, që sipas tyre do të ndodh me ndryshimet e propozuara nga qeveria.

Organizatorët e një letre nga afro 1.200 rezervistë të Forcave Ajrore të Izraelit, të cilët thanë se duan të ndalojnë shërbimin e tyre vullnetar, thanë se rreth 60 për qind e tyre u kishin thënë komandantëve të tyre se nuk do të paraqiteshin më në detyrë. Kjo ndodhi pasi u miratua projektligji i parë i reformave.

Ushtria izraelite është e shqetësuar se gatishmëria e saj për betejë mund të dëmtohet nëse më shumë rezervistë protestues realizojnë premtimet e tyre.

Për shkak të këtyre shqetësimeve, oficerët e rangut më të lartë u kanë kërkuar vazhdimisht rezervistëve protestues që të vijnë në detyrë vullnetare.

Related posts

Shqipëri, shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve vendore

admin

John Kerry viziton Kinën për bisedime rreth klimës

admin

Rusia pretendon se ka rrëzuar mbi 30 dronë ukrainas mbi rajone të shumta

admin6