RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat e Greqisë, SHBA-së dhe Izraelit stërvitje të përbashkët ushtarake

forcat-e-greqise,-shba-se-dhe-izraelit-stervitje-te-perbashket-ushtarake

Forcat e armatosura të Izraelit, Greqisë dhe SHBA-së përfunduan një stërvitje ushtarake të mbajtur në territorin grek, thanë në një deklaratë Forcat e Mbrojtjes izraelite, transmeton Anadolu.

Stërvitja u përqendrua në luftën urbane dhe logjistikën mes luftimeve, luftën gjatë natës, operacionet inxhinierike, artilerinë dhe mbrojtjen kufitare, ndër të tjera, thuhet në deklaratë.

Sipas deklaratës, atasheu ushtarak izraelit në Greqi, Tal Wallenberg, ka thënë: “Stërvitja është vazhdimi i një marrëdhënieje dhe bashkëpunimi të rëndësishëm me ushtrinë greke”.

Ndërkohë, gazeta izraelite “Times of Israel” zbuloi se vendi mori pjesë në stërvitje me trupa nga Brigada elitare Oz dhe batalioni i zbulimit të Brigadës Nahal.

Related posts

Miratohet marrëveshja me Anglinë, të burgosurit shqiptarë do transferohen në atdhe

rezart morina

Derek Chollet mirëpret vendimin e Kurtit për pranimin e propozimit të BE-së

rezart morina

Goditet për vdekje një këmbësore në Suharekë

RTI