Shumë persona kanë vdekur si dhe shumë të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimit të forcave izraelite ndaj zonës ku gjendet qendra e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Sipas një deklarate me shkrim nga media sociale të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, bëhet e ditur se avionët luftarakë izraelitë bombarduan zonën pranë spitalit Al-Amal si dhe atë përreth qendrës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Khan Younis, ku janë strehuar 14 mijë palestinezë.
Gjatë bombardimeve u thyen xhamat dhe dyert e qendrës së Gjysmëhënës së Kuqe. Sulmi shkaktoi panik në mesin e mijëra personave në qendër.
Pas bombardimit izraelit, në spitalin Al-Amal kanë mbërritur shumë të vdekur dhe të plagosur.