RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Jordani, protesta kundër SHBA-së për shkak të mbështetjes që i jep Izraelit

jordani,-protesta-kunder-shba-se-per-shkak-te-mbeshtetjes-qe-i-jep-izraelit

Mijëra qytetarë në kryeqytetin e Jordanisë, Aman, protestuan kundër SHBA-së për shkak të mbështetjes që i jep Izraelit i cili ka vrarë mbi 17 mijë palestinezë në Gaza që nga 7 tetori e deri më tani, raporton Anadolu.

Pas thirrjes së disa sindikatave dhe partive si dhe të Partisë së Frontit Islamik të Punës, krahu politik i Organizatës së Vëllazërisë Muslimane (IKhwan) në Jordani, mijëra qytetarë që donin të marshonin drejt Ambasadës së SHBA-së në Aman pas namazit të xhumasë, u mblodhën para xhamisë Ibad er-Rahman në Aman.

Protestuesit mbajtën në duar flamuj të Jordanisë dhe Palestinës si dhe brohoritën me sloganet “O SHBA, o terroriste. Në vendin tim nuk ka rregulla”, “Populli i Jordanisë bashkohet kundër shitjes së Palestinës”.

Po ashtu në protestë u mbajtën pankarta me mbishkrimet si “Ndaloni gjenocidin” dhe “Koka e sulmeve është SHBA-ja”.

Related posts

Sllovakia pa xhami zyrtare, komuniteti mysliman funksionon me hapësira të vogla lutjeje

RTI

Deklaratë e përbashkët nga Majemi për Gazën: Angazhim për fazën e dytë të planit të Trump

admin

​Shkyçen nga shërbimi i ujit konsumatorët me borxh 500 deri në 3 mijë euro

Muhamet Ramadani