RTV AHIRETI
Lajme

Forcat izraelite nuk ndalen, futen më në thellësi të Rafah

forcat-izraelite-nuk-ndalen,-futen-me-ne-thellesi-te-rafah

Tanket izraelite përparuan më thellë në zonën perëndimore të Rafahut, në një prej netëve më të këqija të bombardimeve nga ajri, toka dhe deti.

Forcat izraelite në këtë formë kanë detyruar shumë familje të largohen nga shtëpitë dhe tendat e tyre nën errësirë.

Banorët thanë se forcat izraelite u futën drejt zonës Al-Mawasi të Rafah, e cila është përcaktuar si një zonë humanitare në të gjitha njoftimet dhe hartat e publikuara nga ushtria izraelite që kur filloi ofensivën në muajin maj, raporton euronews.al.

Izraeli tha se sulmi i tij synonte të zhdukte njësitë e fundit luftarake të Hamasit në Rafah, një qytet që strehonte më shumë se një milion njerëz përpara se të fillonte avancimi i fundit.

Të mërkurën ushtria tha se kishte goditur 45 objektiva në të gjithë Rripin e Gazës nga ajri, duke përfshirë strukturat ushtarake, celula militante, raketahedhës dhe boshte tunelesh.

Izraeli e ka përjashtuar paqen derisa Hamasi të zhduket dhe pjesa më e madhe e Gazës është në rrënoja.

 

The post Forcat izraelite nuk ndalen, futen më në thellësi të Rafah first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Lufta në Gaza/ Bella dhe Gigi Hadid dhurojnë 1 milion dollarë për të mbështetur përpjekjet e ndihmës për palestinezët

admin

“Bisedimet Turqi-Siri filluan me qëllim të mirë për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe paqen në rajon”

admin

Pas zjarreve masive, Greqia pritet të përballet me reshje të dendura shiu dhe stuhi

rezart morina