RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite penguan një numër palestinezësh të hynë në xhaminë Al-Aksa – VIDEO

forcat-izraelite-penguan-nje-numer-palestinezesh-te-hyne-ne-xhamine-al-aksa-–-video

Forcat izraelite penguan kalimin e palestinezëve nga Bregu Perëndimor në Kuds, të cilët synonin të falnin namazin e parë të xhumasë në Ramazanin e këtij viti, lutjen e përbashkët të rregullt të muslimanëve të premteve në xhaminë Al-Aksa, raporton Anadolu.

Dëshmitarët okularë thanë se forcat izraelite dërguan përforcime në pikat e kontrollit dhe nuk lejuan kalimin e disa palestinezëve.

Palestinezi Abdulaziz al-Asad, 60-vjeç tha se ai ishte përpjekur disa herë të kalonte përmes pikës së kontrollit Kalandiya në Kuds.

Sipas tij, pasi kanë kontrolluar identitetin e tij, ushtarët nuk e kanë lejuar të kalojë postbllokun për shkak “të masave të sigurisë”.

“Ajo që po ndodh këtu është kufizimi i lëvizjes dhe ndalimi i adhurimit. Ky është fakti që ne jemi nën okupim”, tha Asad.

Sipas vendimit të marrë më 20 mars, Izraeli vendosi një kufi moshe për palestinezët për të marrë pjesë në namazin e xhumasë në Al-Aksa gjatë Ramazanit.

Aty thuhej se gratë palestineze që jetojnë në Bregun Perëndimor të pushtuar, fëmijët nën moshën 12-vjeç dhe burrat palestinezë mbi moshën 56-vjeç mund të vijnë pa leje në Kudsin Lindor për namazin e Xhumasë në Al-Aksa.

Burrat palestinezë midis moshës 45 dhe 55-vjeç duhet të marrin leje të posaçme për të hyrë në xhaminë Al-Aksa.

Po ashtu u bë e ditur se gratë mbi 50-vjeç dhe burrat mbi 55-vjeç, përfshirë palestinezët që jetojnë në Rripin e Gazës, mund të vizitojnë Kudsin nga e diela deri të enjten.

Palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor të pushtuar u duhet leje e posaçme për të vizituar vendet e shenjta si xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar.

Për të dalë nga Bregu Perëndimor i pushtuar, palestinezët duhet të përdorin një nga 23 pikat e kontrollit përgjatë murit mbrojtës.

Related posts

Erdogan: Brenda vitit do rimëkëmbim të gjitha vendet e rrënuara

rezart morina

Vrasja e Al-Arourit një akt terrorist, tha Haniyeh

rezart morina

Shefja e USAID-it sot në Prishtinë, në Beograd garantoi mbështetjen e SHBA-së për dialogun

rezart morina