RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite plagosin dhe ndalojnë të rinj palestinezë në Bregun Perëndimor

forcat-izraelite-plagosin-dhe-ndalojne-te-rinj-palestineze-ne-bregun-perendimor

Forcat izraelite plagosën një të ri palestinez përpara se ta arrestonin gjatë bastisjes në qytetin Jamun, në perëndim të Jeninit në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas stacionit radiofonik “Zëri i Palestinës”, përleshjet shpërthyen pasi trupat izraelite sulmuan Jamunin, me të rinj palestinezë që qëlluan me gurë drejt ushtarëve. Gjatë konfrontimit, një i ri u qëllua me municion luftarak dhe u plagos.

Forcat izraelite penguan ekipet e ambulancës të arrinin te i riu i plagosur, i cili më vonë u dërgua në një vend të panjohur. Gjendja dhe vendndodhja e tij mbeten të paqarta.

Videot e shpërndara në platformat dixhitale tregojnë ushtarë izraelitë të vendosur pranë zonës ku ndodhej i riu i plagosur, duke bllokuar qasjen e ekipeve mjekësore.

Related posts

Sulm rus me dronë në Rumani, Mark Rutte: NATO është gati të mbrojë “çdo pëllëmbë” të tokës së saj

admin

OKB: Dhuna në Sudan ka shkaktuar ikjen e 500 mijë njerëzve

Muhamet Ramadani

2023, viti i trishtimit dhe dhimbjes për Palestinën

Muhamet Ramadani