Forcat izraelite vranë një palestinez në hyrje të Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar të premten vonë, transmeton Anadolu.
Policia izraelite pretendoi në një deklaratë se palestinezi u përpoq të merrte armën e një polici izraelit në “Bab al-Silsila” – një nga portat kryesore të Xhamisë Al-Aksa në Qytetin e Vjetër.
Ajo tha se personi i vrarë ishte një burrë 26-vjeçar nga qyteti Hura në jug të Izraelit.
Forcat izraelite nuk u dëmtuan në incident, ndërsa forca shtesë policore u dërguan në zonë, thuhet më tej.
Ndërkohë, forcat izraelite sulmuan palestinezët në Bab al-Qattanin, një nga portat që çon në Xhaminë Al-Aksa nga ana perëndimore.
Policia izraelite goditi palestinezët në portë me shkopinj, thanë dëshmitarët për Anadolu.