Ministria e Shëndetësisë njoftoi se një palestinez u qëllua për vdekje nga forcat izraelite gjatë një bastisje ushtarake në kampin e refugjatëve Kalandia, në veri të Kudsit Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria në deklaratën e saj tha se Samir Awni Harbi Aslan, 41 vjeç, vdiq pasi u qëllua në gjoks nga forcat izraelite.
Sipas dëshmitarëve okularë, forcat izraelite bastisën kampin dhe kontrolluan disa shtëpi, duke shkaktuar përleshje me banorët e zemëruar.
Ushtria izraelite nuk është prononcuar lidhur me incidentin.
Tensionet mbeten të larta në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor mes bastisjeve të vazhdueshme izraelite me pretendimet e arrestimit të atyre që i quajnë “palestinezët në kërkim”, ose për rrënimin e shtëpive palestineze. Bastisjet shpesh shkaktojnë përleshje me palestinezët, duke shkaktuar edhe viktima.