RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Formohet Qeveria e re boshnjake tre muaj pas zgjedhjeve

formohet-qeveria-e-re-boshnjake-tre-muaj-pas-zgjedhjeve

Parlamenti i Bosnjës të mërkurën ka miratuar qeverinë e re të udhëhequr nga kryeministrja e parë grua në shtetin ballkanik.

Qeveria u mbështet nga deputetët nga 10 partitë politike të cilat lanë anash diferencat ideologjike për të formuar një koalicion pas zgjedhjeve të tetorit në vendin e ndarë etnikisht, raportoi AP.

Koalicioni, i mandatuar sipas Kushtetutës boshnjake, përfshinë përfaqësuesit e vendit nga tri grupet kryesore etnike – boshnjakë, kroatë dhe serbë.

Nëntë ministrat u propozuan nga kryeministrja Borjana Kristo, kroate.

Bashkimi Evropian dhjetorin e vitit të kaluar vendosi që ta shtojë Bosnjën në listën e kandidatëve zyrtarë për t’iu bashkuar bllokut prej 27 shtetesh pavarësisht kritikave të vazhdueshme për mënyrën se si drejtohet shteti. Qeveria e Kristos do të duhet të adoptojë dhe implementojë një varg reformash politike, sociale dhe ekonomike si pjesë e procesit të pranimit.

Për herë të parë në mbi një dekadë, shumica qeveritare ka përjashtuar partinë nacionaliste boshnjake SDA. Sërish përfshinë partitë nacionaliste kroate dhe serbe, HDZ-në e Kristos dhe SNSD-në, e cila drejtohet nga politikani serb pro-rus, Milorad Dodik. /koha

Related posts

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë përmbytje në Xhidde të Arabisë Saudite

admin

VIDEO/ SHBA-të në akull, 38 të vdekur dhe miliona familje pa energji! Pritet një tjetër stuhi polare me temperatura rekord, anulohen 22 mijë fluturime

admin

Prifti ortodoks e katolik që hyri në Islam, tregon udhëtimin e tij

admin