RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Finlanda rinis eksportet ushtarake me Turqinë

finlanda-rinis-eksportet-ushtarake-me-turqine

Ministria e Mbrojtjes së Finlandës ka lëshuar licencën e parë komerciale të eksportit të materialeve ushtarake për Turqinë, që nga viti 2019.

Kjo ka qenë një prej kërkesave kyçe të paraqitura nga Ankaraja, për të miratuar aplikimin e Helsinkit për anëtarësim në NATO.

Riikka Pitkanen, këshilltare e posaçme në këtë ministri, tha për Afp-në se licenca e eksporteve është e përqendruar në çelik, që mund të përdoret për blinda.

Finlanda kishte pezulluar licencat e reja për eksportet ushtarake për Turqinë në tetor të vitit 2019, për shkak të operacioneve ushtarake të Ankarasë në Siri.

“Që nga tetori i vitit 2019, asnjë licencë për eksporte komerciale nuk i është lëshuar Turqisë”, tha Pitkanen.

Rinisja e lëshimit të licencave për eksportet ushtarake ishte një prej kushteve të vendosura nga Ankaraja për t’i dhënë dritën e gjelbër Finlandës dhe Suedisë që të anëtarësohen në NATO.

Shtatorin e kaluar, autoritetet suedeze hoqën ndalesën për eksportet ushtarake për Turqinë.

Njoftimi vjen pasi Ankaraja të martën shtyu bisedimet për anëtarësim në NATO me Suedinë dhe Finlandën, pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dënoi Stokholmin pas disa protestave, përfshirë edhe një ku u dogj Kurani, libri i shenjtë i myslimanëve.

Related posts

Udhëheqësi i Hamasit, Mashaal: Hamasi do të mbajë armët për të parandaluar ripërtëritjen e luftës izraelite

admin

Sulmi izraelit në Libanin jugor vret 3 persona, përfshirë një fëmijë

Hevzi

OKB-ja: Kolonët e paligjshëm izraelitë kanë kryer 5 sulme në ditë në Bregun Perëndimor të pushtuar këtë vit

Muhamet Ramadani