RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Forumi i Delfit, Rama takohet me Kurtin në Athinë

forumi-i-delfit,-rama-takohet-me-kurtin-ne-athine

Gjatë Forumit Ekonomik të Delfit që u zhvillua të premten në Athinë, kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti.

Kreu i qeverisë ka postuar në rrjetet sociale disa foto nga ky forum. Ai është takuar edhe me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Nuk dihet se çfarë është folur me tyre.

Në një prej paneleve të forumit ekonomik, Rama u shpreh se marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë janë në pikun e tyre. Megjithatë kërkoi që niveli i shkëmbimeve tregtare të rritet. Sipas tij, Situata në Ballkanin Perëndimor është në përmirësim dhe se vendet kanë filluar të flasin edhe pse lufta në Ukrainë përbën një problem.

Rama tha se pas hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së ka një frymë të re bashkëpunimi pasi vendi ynë e sheh atë si të vetmen mundësi ku dëshiron të shkojë.

Related posts

Çfarë do të thotë për Kosovën fitorja e ekstremit të djathtë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian?

Muhamet Ramadani

Fillon gjykimi për tragjedinë e zjarrit në Koçan

RTI

Kërkohet lirimi 2-javor i Jakup Krasniqit

admin