RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zgjedhjet parlamentare në Suedi/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

zgjedhjet-parlamentare-ne-suedi/-sondazhet:-e-majta-kryeson-me-51%!-ekstremi-i-djathte-peson-renie

Socialdemokratët po kryesojnë zgjedhjet suedeze me 28.4% të votave, sipas sondazheve nga transmetuesi publik SVT, pasi qendrat e votimit u mbyllën. Të moderuarit e Ulf Kristersson janë në vendin e dytë me 18.1%, një shifër që përmbys sondazhet që u kishin dhënë Demokratëve nacionalistë të Suedisë epërsinë ndaj koalicionit të qendrës së djathtë.

Koalicioni i Jimmie Akesson ka rënë në 17.2 % , 3.3% më pak se në zgjedhjet e mëparshme të përgjithshme. Koalicioni i qendrës së majtë i udhëhequr nga Magdalena Andersson, sipas të njëjtave sondazhe daljeje, është përpara koalicionit të qendrës së djathtë me 51.3%.

Sot, 7 milionë qytetarët e Suedisë u thirrën në kutitë e votimit për të zgjedhur qeverinë e re që do të udhëheqë vendin skandinav.

Gara për presidencën është midis Magdalena Andersson, ish-kryeministres midis viteve 2021 dhe 2022 dhe tani kryetare e Partisë Socialdemokrate, e cila kryeson koalicionin e qendrës së majtë, dhe kryeministrit në largim Ulf Kristersson të Partisë së Moderuar. Partia e Kristersson historikisht ka qenë shprehja kryesore politike e së djathtës suedeze, por vitet e fundit është parë të jetë e tejkaluar në mbështetje nga Demokratët e Suedisë të Akesson.

Related posts

Situata në veri, Kurti takon ambasadorin britanik: Sundimi i ligjit duhet të jetë parimi bazë për të ecur përpara

Muhamet Ramadani

Tragjedi në rrugën më të denjë të Edi Ramës

Irfan Jahiu

Kosovë, mijëra pako me gjëra esenciale nisen për të ndihmuar të prekurit e tërmetit në Turqi

Muhamet Ramadani