RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Foshnja në Ga’za shpëtohet nga stomaku i nënës së vrarë nga ush’tria iz’raelite

foshnja-ne-ga’za-shpetohet-nga-stomaku-i-nenes-se-vrare-nga-ush’tria-iz’raelite

Në një sulm të ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, u vra një grua palestineze, e cila ishte nëntë muajshe shtatzënë, por mjekët arritën t’i shpëtojnë foshnjën e saj, raporton Anadolu.

Siç raporton agjencia palestineze e lajmeve WAFA, mjekët në Spitalin Avde në kampin e refugjatëve Nuseirat kryen një operacion të suksesshëm dhe shpëtuan foshnjën nga stomaku i gruas shtatzënë e cila u soll e vdekur në spital në orët e para të mëngjesit.

Foshnja, falë përpjekjeve të mëdha të ekipit mjekësor dhe mjekëve, ka lindur me prerje cezariane. Më pas është vendosur në një inkubator në njësinë neonatale në Spitalin Aksa.

Spitali Avde ka vepruar si i vetmi spital me shërbime gjinekologjike dhe obstetrike në pjesën qendrore të qytetit që nga fillimi i masakrës izraelite mbi Rripin e Gazës.

Related posts

Erdogan ‘kthen sytë’ nga vendet e Gjirit: Duam të forcojmë lidhjet me Arabinë, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara

Muhamet Ramadani

Mbreti i Bahreinit dhe presidenti izraelit takohen në Manama

admin

Kroaci: Gjithnjë e më shumë pensionistë po vazhdojnë të punojnë

admin