RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zhvillimet e dialogut Kosovë-Serbi, Escobar sot në Beograd

zhvillimet-e-dialogut-kosove-serbi,-escobar-sot-ne-beograd

Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot viziton Serbinë, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Sipas mediave në Serbi, takimi do të zhvillohet në ora 15:15 në ndërtesën e sekretariatit të përgjithshëm të presidentit serb. Kurse, pas takimit, siç është paralajmëruar, do të lëshohet një komunikatë për media.

Escobar pritet që sot të takohet edhe me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Në Serbi dje përfundoi vizitën dy ditore edhe i dërguari evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, i cili në një intervistë për Radio Televizioni Serb, RTS, ka thënë se pa formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nuk ka marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, qëllimi i marrëveshjes nuk është që dikush të fitojë apo të humbasë, por përkundrazi qëllimi është krijimi i një situate të favorshme dhe hapja e derës evropiane.

Lajçak ka thënë se propozimi franko-gjerman i mishëruar tashmë në një marrëveshje për të cilën Kosova dhe Serbia u pajtuan të paktën gojarisht, flet për normalizim, jo për ndonjë lloj kapitullimi.

Related posts

Një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Pa’lestinë, dita 349 e lu’ftës

Muhamet Ramadani

Megaoperacion në Kosovë kundër lojërave të fatit, kontrollohen 50 lokale dhe biznese, 34 të arrestuar

admin

Kusari-Lila dhe Angılı diskutojnë investimet dhe bashkëpunimin ekonomik Kosovë–Turqi

Kushtrim Guraj