RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Fotografi amerikan që takoi Arkanin: “Tigrat” vrisnin civilë të pafajshëm

fotografi-amerikan-qe-takoi-arkanin:-“tigrat”-vrisnin-civile-te-pafajshem

Më 2 prill të vitit 1992, “Tigrat e Arkanit” hynë në Bijelinë.

Kjo me arsyetimin, se duhej ta pastronin atë sipas tyre nga “fundamentalistët islamë”.

Por, në këtë qytet të Bosnje Hercegovinës, krejt çfarë gjetën, ishin civilë të pafajshëm e të paarmatosur.

Njëri ndër ta, ishte edhe Hajrush Zimberi.

Të riun nga Shkupi, e gjeten brenda një xhamie në këtë qytet, teksa po tentonte të fshihej.

Krejt këtë moment, e kapi në fotografi, fotoreporteri amerikan, Ron Haviv.

Për Tëvë1,vet Haviv ka zbuluar prapaskenat e njërës nga fotot me ikonike të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Hajrushi ishte njeriu që e gjetën brenda xhamisë, për të cilin më thanë se ishte terrorist. Pasi që vranë njerëzit e tjerë, Hajrushi ishte ende gjallë ndërsa Tigrat u kthyen në bazën e tyre, ku e sollën edhe Hajrushin si të burgosur. Unë doja ta dokumentoja këtë moment, pasi e rrëzuan përtokë, Hajrushi i ngriti duart lart në shenjë dorëzimi dhe në njëfarë forme duke kërkuar ndihmë nga unë. Fatkeqësisht nuk mund të bëja asgjë më shumë sesa një fotografi. Kur po largohesha dëgjova një përplasje dhe pashë që Hajrushin e nxorën jashtë objektit. Disa nga ushtarët e Arkanit e lagën me ujë, thoshin se po e pagëzonin. Pastaj e tërhoqën brenda objektit përsëri”, tha ai.

Për Haviv që raportoi gjatë gjithë luftës së Bosnjës, momentet e fundit të Hajrush Zimberit, nuk ishin të vetmet që arriti t’i dokumentonte.

Ai ishte dëshmitar edhe i vrasjes së dy shqiptarëve të tjerë, Abdurrahmanit dhe Hamijetës.

Fotografitë e vrasjes së tyre, i treguan botës së çfarë po ndodhte më të vërtetë në Bosnje dhe Hercegovinë.

“….dëgjova disa zëra nga jashtë dhe kur dola dhe pashë që matanë rrugës ishte një shtëpi ku një çift, Abdirami dhe Hamijeta, ishin nxjerrë jashtë më forcë dhe i kishin shtrirë përtokë. Kishte shumë bërtima, në njërën anë ushtarët filluan të më bërtisnin mua të mos bëja fotografi, pastaj kishte bërtita mes ushtarëve dhe çiftit. Më pas u dëgjuan disa të shtëna dhe Abdirami ra përtokë. Hamijeta u mundua ta ndihmonte, pastaj e qëlluan edhe atë. Unë arrita të ikja nga ushtarët dhe ishte e qartë që nuk mund të bëja gjë për t’i ndihmuar këta civil të paarmatosur”, shtoi Haviv.

Në këto fotografi të bëra nga Ron Haviv, shihet njëri nga pjesëtarët e “Tigrave të Arkanit” teksa shqelmon trupin e pajetë të Hamijetës.

Ndërsa së fundmi, revista amerikane, “Rolling Stone” zbuloi se ky person i quajtur Sërgjan Gulobovic, tani është një nga muzikant me të njohur në shtetin serb, i njohur si DJ MAX.

Por, a e takoi Havit, vet liderin e “Tigrave”, kriminelin famëkeq, Arkanin.

“Po e kam takuar Arkanin. E kam fotografuar atë me njësitin e tij ku shihet duke e mbajtur në dorë një tigër të vogël, pasi edhe njësiti i tij quheshin “Tigrat”. Atij i pëlqeu fotografia. Ai ndjehej se po e mbronte popullin serb, ndjehej se po i ndalonte fundamentalistët islam. Kjo ishte në fillim të luftës në Bosnje….. Në Kosovë unë isha gati gjithë luftën, por kurrë nuk u takova me njerëzit e Arkanit. Sepse më thanë se unë isha në listën e tyre për t’u vrarë, kësisoj përpiqesha që t’i shmang çdoherë”, tha fotoreporteri amerikan.

Pas përfundimit të luftës në Bosnje, filloi ajo në Kosovë.

Edhe këtu, Haviv qëndroi si fotoreporter gjatë gjithë luftës.

Por, pas fotografive që i bëri në Bosnje, iu tha ta shmangte një takim tjetër me “Tigrat” dhe vet Arkanin.

“…kur NATO filloi bombardimet dhe unë isha në Prishtinë dhe ishte një moment frike, sepse njerëzit nuk e dinin se çfarë do të ndodhte të nesërmen. Unë duhet ta largohesha sepse me thanë që po vinte Arkani. T’i lija prapa kosovarët pa ndonjë mbikëqyrës nga Perëndimi, ishte vendim shumë i vështirë për t’u marrë”, u shpreh ai.

Në fund, Haviv thotë se të shihte refugjatët kosovarë në Kukës ndaj të cilëve po bëhej spastrim etnik, është diçka që nuk do ta harrojë kurrë.

 

Related posts

Dy vrasje brenda tri ditëve në Kosovë, ekspertët kërkojnë nga institucionet të ndërmarrin masa

rezart morina

Parlamenti Evropian rinis zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez

admin

Vendet e G20 ranë dakord që Unionit Afrikan t’i jepet statusi i anëtarit të përhershëm

rezart morina