RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Franca e gatshme për ndërmjetësim mes Libanit dhe Izraelit

franca-e-gatshme-per-ndermjetesim-mes-libanit-dhe-izraelit

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se kishte folur me presidentin, kryeministrin dhe kryetarin e parlamentit të Libanit se duhet bërë gjithçka për të parandaluar që vendi të zhytet në kaos.

Në një shkrim në X, Macron shtoi se Hezbollahu duhet të ndalojë menjëherë “përshkallëzimin e tij të pamatur”, ndërsa Izraeli duhet të braktisë çdo ofensivë në shkallë të gjerë dhe të ndalojë sulmet e tij masive ajrore.

Macron tha se udhëheqësit libanezë kanë thënë se janë të gatshëm të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta me Izraelin.

Udhëheqësi francez tha se Izraeli duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi për të nisur bisedime për të arritur një armëpushim, për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe për t’u lejuar autoriteteve libaneze të përmbushin angazhimet e tyre në mbështetje të sovranitetit të Libanit.

Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, tha të premten se shprehu gatishmëri për të negociuar me Izraelin, por se nuk mori përgjigje. Libani dhe Izraeli mbeten në gjendje lufte që nga viti 1948.

Related posts

Shënohet dita përkujtimore e fëmijëve të vrarë të Sarajevës

Muhamet Ramadani

Abbas: Nuk ka mbetur zgjidhje, vendosëm që të gjithë anëtarët e administratës palestineze të shkojmë në Gaza

admin

MSH publikon raportin: Ky është numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë

admin