RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Franca e “gatshme të përgjigjet” nëse objektet ushtarake dhe diplomatike në Niger vihen në shënjestër

franca-e-“gatshme-te-pergjigjet”-nese-objektet-ushtarake-dhe-diplomatike-ne-niger-vihen-ne-shenjester

Ushtria franceze ka deklaruar se është e gatshme të përgjigjet nëse ndonjë tension i ri në Niger vë në shenjestër objektet e saj ushtarake dhe diplomatike në vendin e goditur nga konflikti në Afrikën Perëndimore, raporton Anadolu.

“Ushtria franceze është e gatshme t’i përgjigjet çdo tensioni të ri që do të shënjestronte objektet ushtarake dhe diplomatike franceze në Niger”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Francës në një deklaratë me shkrim për Anadolu.

Mes tensioneve që janë rritur në javët e fundit pas përmbysjes së presidentit të zgjedhur në mënyrë demokratike të Nigerit, Mohamed Bazoum, Ministria e Punëve të Jashtme e administratës ushtarake javën e kaluar i dha 48 orë ambasadorit francez, Sylvain Itte, që të largohet nga territori i Nigerit”.

Ambasadori francez refuzoi të pajtohet me vendimin dhe qëndroi në postin e tij, një lëvizje që u përshëndet nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Dje, autoriteti ushtarak i Nigerit urdhëroi dëbimin e ambasadorit francez në një letër drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës.

Në letër, administrata ushtarake tha se Itte “nuk gëzon më privilegjet dhe imunitetin lidhur me statusin e tij si anëtar i stafit diplomatik të ambasadës”.

Nigeri është kapluar nga një pasiguri që nga 26 korriku, kur gjenerali Abdourahamane Tchiani, ish-komandant i gardës presidenciale, udhëhoqi një ndërhyrje ushtarake që rrëzoi presidentin Bazoum.

Related posts

Kina kritikon kufizimet e udhëtimit për udhëtarët kinezë

admin

Italia ashpërson rregullat për shpëtimin e migrantëve

admin

Kina ndalon përdorimin zyrtar të markave të huaja, duke përfshirë iPhone

admin