RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Franca hap hetim pasi disa dronë fluturuan mbi bazën e nëndetëseve bërthamore

franca-hap-hetim-pasi-disa-drone-fluturuan-mbi-bazen-e-nendeteseve-berthamore

Një hetim është hapur sot në Francë pasi disa dronë fluturuan mbi bazën bërthamore të nëndetëseve Ile Longue në rajonin e Bretanjës, transmeton Anadolu.

Prefektura Detare e Atlantikut ka thënë për të përditshmen franceze “Liberation” se një hetim është hapur dhe i është caktuar zyrës së prokurorit ushtarak në Rennes.

Hetimi vjen pasi mediat franceze raportuan se pesë dronë u zbuluan të enjten mbrëma duke fluturuar mbi bazën që strehon katër nëndetëse me raketa balistike bërthamore.

Raportohet se marina ka kryer goditje kundër dronëve dhe është nisur një operacion kërkimi.

Dronët ishin modele të vogla “që nuk paraqisnin kërcënim për infrastrukturën e ndjeshme”, ka thënë për “Liberation” komandanti Guillaume Le Rasle, zëdhënësi i Prefekturës Detare të Atlantikut.

Oficeri i marinës ka theksuar gjithashtu se fluturimet e dronëve në zonë “nuk janë të zakonshme”, por ka pasur “precedentë”.

Related posts

Mjekët pa Kufij: Ata që mbërrijnë në Tavila nga El-Fasher në Sudan janë në një “situatë shumë të keqe”

Muhamet Ramadani

Arabia Saudite hap hapësirën e saj ajrore për të gjitha fluturimet civile, përfshirë Izraelin

admin

Kamioni përplaset me minibusin në Iran, të paktën 16 viktima

admin