RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kreu i UNRWA-s përshëndet votimin e Asamblesë së Përgjithshme për rinovimin e mandatit të agjencisë

kreu-i-unrwa-s-pershendet-votimin-e-asamblese-se-pergjithshme-per-rinovimin-e-mandatit-te-agjencise

Philippe Lazzarini, drejtori i UNRWA-s, ka mirëpritur votimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që rinovoi mandatin e agjencisë deri në qershor 2029, duke thënë se vendimi “reflekton solidaritetin e gjerë të njerëzve në mbarë botën” me refugjatët palestinezë.

Rezoluta, e cila vlerëson rolin e UNRWA-s në mbështetjen e refugjatëve palestinezë, u miratua me 151 vota pro, 10 kundër dhe 14 abstenime, sipas një deklarate të OKB-së. Kundër votuan Argjentina, Fixhi, Hungaria, Izraeli, Maqedonia e Veriut, Palau, Papua Guinea e Re, Paraguai, Tonga dhe Shtetet e Bashkuara.

Izraeli dhe SHBA-ja kanë bërë përpjekje të mëdha për të çmontuar UNRWA-n gjatë luftës së Izraelit në Gaza, duke e akuzuar agjencinë se mbështet Hamasin.

Sipas analistëve, sulmet ndaj UNRWA-s – ofruesi kryesor i ndihmave humanitare dhe shërbimeve për palestinezët në Rripin e Gazës – janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të kufizuar të drejtat e refugjatëve palestinezë. /mesazhi

Related posts

Serbët pretendojnë se polici u soll keq me një fëmijë në Gazimestan, por videoja tregon të kundërtën

Muhamet Ramadani

Fundosja tragjike e jahtit në Siçili, kapiteni i “Bayesian” merret nën hetimin nga autoritetet italiane për vrasje nga pakujdesia

admin

Francë, vdes foshnja 14-muajshe e harruar në makinë nga babai

admin