RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Franca: Në Gaza nuk mund të arrihet stabilitet i përhershëm pa u hequr bllokada izraelite

franca:-ne-gaza-nuk-mund-te-arrihet-stabilitet-i-perhershem-pa-u-hequr-bllokada-izraelite

Franca shprehu keqardhje për humbjen e jetës së civilëve dhe bëri thirrje për hapjen e përhershme të aksesit në Gaza për ndihmën humanitare, karburantin, si dhe transferimin e shpejtë të të plagosurve dhe të sëmurëve

Franca deklaroi se në Gaza nuk do të arrihet stabilitet i qëndrueshëm pa hequr bllokadën e Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Jashtme e Francës tha se është e kënaqur me armëpushimin që u arrit më 7 gusht pas sulmit të Izraelit në Gaza.

Në deklaratë, ku thuhet se Franca vlerëson ndërmjetësimin e Egjiptit dhe ndërmjetësimin e ofruar me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Katarit, iu bë thirrje palëve të respektojnë detyrimet e tyre për të shmangur tensionet e mëtejshme dhe viktimat civile.

Më tej thuhet se Franca shpreh keqardhje për humbjen e jetës së civilëve dhe bëri thirrje për hapjen e përhershme të aksesit në Gaza për ndihmën humanitare, karburantin, si dhe transferimin e shpejtë të të plagosurve dhe të sëmurëve.

Duke theksuar se nuk do të ketë stabilitet të përhershëm në Gaza pa hequr bllokadën nga Izraeli, deklarata thotë se Franca do të vazhdojë përpjekjet e saj për të rivendosur “horizontin politik” me partnerët e saj evropianë dhe rajonalë për të krijuar paqe të qëndrueshme të drejtë.

Sulmet e Izraelit në Gaza dhe armëpushimi

Të premten, Izraeli nisi një sulm ndaj objektivave që pretendonte se i përkisnin Lëvizjes Xhihadi Islamik në Gaza, me arsyetimin se po përgatitej të sulmonte.

Pas sulmeve, nga Gaza u hodhën një seri raketash në drejtim të Izraelit. Si pasojë e sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës humbën jetën 44 persona, mes të cilëve 14 fëmijë dhe 4 gra, ndërsa nga pala izraelite nuk pati asnjë viktimë.

Armëpushimi i arritur mes palëve, i ndërmjetësuar nga Egjipti, hyri në fuqi më 7 gusht. /aa

Related posts

Raundi i parë i zgjedhjeve të parakohshme në Francë, çfarë pritet të ndodh nëse partia e Macron humbet

admin

Tajfuni Shanshan “godet” Japoninë jugore, tre të vdekur

rezart morina

“Duan ta kthejnë në një organ zëdhënës të qeverisë”- Media italiane RAI grevë kundër tendencave për censurë nga Giorgia Meloni: Kontroll i rreptë i punës gazetareske

admin