Franca ka vendosur të ngrijë asetet e liderit të grupit palestinez Hamas për gjashtë muaj, sipas një vendimi të botuar në Gazetën Zyrtare sot, transmeton Anadolu.
Masa erdhi me një vendim ministror të miratuar nga ministria e ekonomisë dhe ajo e brendshme më 30 nëntor.
Asetet që i përkasin ose kontrollohen nga Yahya Sinwar ose në emër të tij janë të gjitha të ngrira, thuhet në vendim.
Franca ka shprehur mbështetjen për Izraelin dhe dënoi Hamasin pas sulmit të 7 tetorit.
Izraeli nisi sulme intensive ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas sulmit ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.
Numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga fillimi i konfliktit ka shkuar në afro 15.900, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e rrethuar palestineze.
Numri i të plagosurve gjatë së njëjtës periudhë është rritur në më shumë se 42.000.