RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Franca paralajmëron pronarët e dyqaneve: Gjobë nëse lini dyert hapur dhe kondicionerin ndezur

franca-paralajmeron-pronaret-e-dyqaneve:-gjobe-nese-lini-dyert-hapur-dhe-kondicionerin-ndezur

Qeveria franceze do të detyrojë të gjitha dyqanet me ajër të kondicionuar të mbyllin dyert nëse gjatë ditës mbajnë kondicionerin hapur. Sipas rregullit të ri duhet të fikin edhe reklamat me ndriçim gjatë natës. Një përpjekje kjo për të ulur përdorimin e energjisë.

Ministrja e Tranzicionit të Energjisë Agnes Pannier-Runacher thotë se është absurde që dyert të lihen hapur ndërkohë që kondicioneri është në punë. Lënia e dyerve të hapura ndërsa ajri i kondicionuar është në punë mund të çojë në 20% më shumë konsum të energjisë.

Bizneset që nuk respektojnë rregullat e reja, që do të hyjë në fuqi në ditët e ardhshme, do të përballen me një gjobë prej 750 eurosh.

Disa qytete si Bourg-en-Bresse, Lyon, Besançon dhe Parisi kanë tashmë rregulla komunale në fuqi që nga mesi i korrikut, por tani qeveria dëshiron të zgjerojë iniciativën në të gjithë vendin.

Ndërsa një ndalim për reklamat me ndriçim midis orës 1 dhe 6 të mëngjesit zbatohet aktualisht në qytetet me më pak se 800,000 banorë, rregulloret e reja do ta bëjnë atë të zbatueshëm kudo, pavarësisht nga madhësia e popullsisë.

ANPCEN, një shoqatë franceze e cila bën fushatë kundër ndotjes nga dritat, tha se sfida vjen në zbatimin e rregulloreve – gjë që nuk ndodh gjithmonë. /tiranapost

Related posts

Kryeministri pakistanez: 15 Korriku pasqyron vendosmërinë e kombit turk për mbrojtur demokracinë

admin

Prokurorit të Shtetit i vidhen dokumente personale brenda banesës së tij në Prishtinë, rasti po hetohet

admin

Banorët e Venezuelës presin orë të tëra për t’u furnizuar me naftë

admin