RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Franca përshëndet marrëveshjen “historike” të BE-së për kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

franca-pershendet-marreveshjen-“historike”-te-be-se-per-kredine-prej-90-miliarde-eurosh-per-ukrainen

Ministri i jashtëm francez, Jean-Noel Barrot përshëndeti sot marrëveshjen e Bashkimit Evropian për një paketë kredie prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, duke e përshkruar atë si “historike” dhe një shenjë se Evropa po merr përgjegjësi më të madhe për sigurinë e saj përballë luftës së Rusisë, transmeton Anadolu.

“Historike. Evropa bie dakord për një kredi të përbashkët: 90 miliardë euro që do t’i jepen hua Ukrainës për ta ndihmuar atë të rezistojë ndaj agresionit rus. Me sigurinë evropiane në rrezik, ne po e marrim fatin tonë në duart tona”, tha Barrot në platformën amerikane të mediave sociale X.

Komentet e tij erdhën pasi udhëheqësit e BE-së ranë dakord në Këshillin Evropian, pas javësh negociatash intensive, për të financuar Ukrainën përmes huamarrjes në tregjet e kapitalit për vitet 2026 dhe 2027.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se marrëveshja u arrit pasi shtetet anëtare nuk arritën të bien dakord për përdorimin direkt të aseteve të ngrira ruse për të mbështetur Kievin.

Related posts

Netanyahu nuk tërhiqet nga vizita në Nju Jork: Kam forca speciale në rast se tentojnë të më arrestojnë

Kushtrim Guraj

Për 13 vjet lindën mbi 306 mijë fëmijë – 71 prej nënave ishin 65-vjeçare

Irfan Jahiu

“Asnjë pushtet i ndërtuar mbi krimin dhe frikën nuk është i përjetshëm”- Gjekmarkaj: Regjime si ai i Maduros, që ushqehen nga kartelet e drogës dhe varfërojnë popullin! Koha e pandëshkueshmërisë po mbyllet

admin