RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëShëndetësi

Franca synon të ndalojë cigaret elektronike njëpërdorimëshe

franca-synon-te-ndaloje-cigaret-elektronike-njeperdorimeshe

Qeveria e Francës synon të vendosë ndalimin e përdorimit të cigareve elektronike njëpërdorimëshe, ka bërë të ditur kryeministrja Elisabeth Borne në intervistën e sotme për radion RTL, transmeton Anadolu.

“Planifikojmë të prezantojmë një plan të ri kundër duhanit që do të ndalojë cigaret elektronike njëpërdorimëshe, të njohura si ‘puffs’. Ato shkaktojnë zakone të këqija te të rinjtë”, tha Borne.

Ministri francez i Shëndetësisë, Francois Braun, është deklaruar disa herë tashmë pro ndalimit të këtij lloji të cigareve elektronike, si për shkak se ato i çojnë të rinjtë drejt duhanpirjes, ashtu edhe për shkak se përdorimi i tyre është absurd ekologjik.

Ndonëse tashmë zyrtarisht janë të ndaluara për të miturit, cigaret elektronike janë veçanërisht të njohura në mesin e adoleshentëve francezë.

Related posts

Australia flet për Ahmedin që u plagos duke ia marrë armën me guxim personit të armatosur në sulmin në Sydney

RTI

9 ushqime thelbësore kundër mungesave ushqyese gjatë dimrit

Muhamet Ramadani

Protestuesit izraelitë kërkojnë armëpushim, shtohet trysnia ndaj kryeministrit Netanyahu! Sindikatat thirrje për grevë

admin