RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vritet një person në Prizren

vritet-nje-person-ne-prizren

Një person është vrarë në Prizren.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar togeri i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 18:46 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana. I dyshuari nga automjeti në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër. Është konstatuar vdekja e viktimës në vendin e ngjarjes. Viktima është mashkull shqiptar i moshës rreth 48 vjeçar”, tha ai.

Ai ka bërë të ditur se dyshuari i cili është identifikuar ka shtënë me armë zjarri nga vetura dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Bytyqi tha se Policia ka ndërmarrë të gjitha hapat për kapjen e të dyshuarit i cili është dhe i është rreth moshës 50-55 vjeçare.

Policia bashkë me njësinë e forenzikës janë në vendin e ngjarjes.

Related posts

Von Cramon: Samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor ishte dështim i madh

admin

Serbia e nderon me Urdhrin më të lartë sfiduesin e Bashkimit Evropian

admin

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit të përfshirë në vrasjen e Triumf Rizës

admin