Franca ka marrë vendim për të tërhequr ushtarët e saj nga Republika e Afrikës Qendrore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga ambasada e Francës në Republikën e Afrikës Qendrore thuhet se së shpejti do të tërhiqet njësia e fundit ushtarake e cila është e vendosur në aeroportin Bangui-MPoko në kryeqytetin Bangui.
Në deklaratën ku nuk jepet informacion lidhur me datën e tërheqjes, thuhet se autoritetet franceze dhe të Afrikës Qendrore kanë rënë dakord për çështjet teknike.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron më 17-18 shkurt njoftoi se do të tërheqin ushtarët e tyre në Mali brenda 4-6 muajve.
Në gusht 2022 Franca tërhoqi 2.400 ushtarë të saj dhe tre baza që ndodheshin në Mali në kuadër të operacionit “Barkhane” dhe më pas i vendosi ato në vendin fqinj Niger. /aa