RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hakerët grabisin dhjetëra mijëra të dhëna ushtarake pas një sulmi kibernetik

hakeret-grabisin-dhjetera-mijera-te-dhena-ushtarake-pas-nje-sulmi-kibernetik

Hakerët kanë vjedhur gjashtë terabajt të dhëna ushtarake dhe më pas kanë publikuar edhe dokumente sekrete nga Ministria e Mbrojtjes e Meksikës.

“Kishim një sulm kibernetik”, tha presidenti Andrés Manuel López Obrador, në një konferencë për shtyp.

Megjithatë, ai tha se asnjë informacion i konsideruar tepër sekret nuk ishte vjedhur.

”Gjashtë terabajtët (TB) e të dhënave kanë të bëjnë ndër të tjera me gjendjen shëndetësore të kreut të shtetit dhe çështjet e sigurisë”, raportoi portali i lajmeve, Latinus pas një vlerësimi fillestar.

Sipas raportit të tyre, janë vjedhur dhjetëra mijëra e-maile dhe dokumente.

Latinus gjithashtu raportoi se sulmi u krye nga grupi i hakerëve ”Guacamaya” dhe se ishte sulmi më i madh kibernetik i Meksikës.

Dokumentet e vjedhura datojnë nga viti 2016 deri në shtator të këtij viti.

Një dokument nga forcat e armatosura ka të bëjë me një shtrimin në një spital të panjohur më parë të presidentit për shkak të problemeve në zemër.

”López Obrador ishte dërguar me një aeroplan mjekësor ushtarak nga shtëpia e tij e pushimit në jug të vendit në kryeqytet në fillim të këtij viti”, sipas dokumentit.

”Gjithçka që raportoi portali i lajmeve ishte e vërtetë”, konfirmoi presidenti 68-vjeçar.

Dokumentet e tjera, sipas raportit të Latinus, u referohen detajeve të një operacioni ushtarak të dështuar për të arrestuar një djalë të baronit të drogës, Joaquín “El Chapo” Guzmán, në 2019.

López Obrador i përshkroi zbulimet si joproblematike dhe pretendoi se qeveria e tij nuk kishte asgjë për të fshehur.

“Nëse nuk jeni fajtor për asgjë, nuk keni asgjë për t’u frikësuar”, tha presidenti.

Grupi i hakerëve ka kryer sulme të ngjashme në vende të tjera të Amerikës Latine.

Sipas raporteve të mediave, ai synon kryesisht informacione ushtarake dhe të sigurisë. /atsh

Related posts

Vendimi për dinarin/ Beslimi dhe Petkoviç këtë javë në Bruksel, Lajçak: Shpresoj të tejkalojnë mosmarrëveshjet!

admin

Stoltenberg: Putin me këtë luftë e ka humbur përgjithmonë Ukrainën

admin

​Ky është numri i votuesve që vendos për fatin e kryetarëve në veri

admin