Për shkak të mungesës së karburantit në pompat e benzinës në Francë, kanë filluar të shfaqen incidente nga më të ndryshme, ndërsa dje një grup të rinjsh “pushtuan” një pikë karburanti në departamentin Val-d’Oise në zonën metropolitane të Parisit dhe shitën karburant sipas kushteve të tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pasi të rinjtë morën nën kontroll pikën e karburantit “TotalEnergies”, disa drejtues të automjeteve njoftuan policinë.
Sipas mediave vendase, ata u shisnin karburant banorëve të këtij rajoni me çmim normal, ndërsa u paguanin më shumë atyre që vinin nga rajonet e tjera.
Policia arrestoi në vend një 20-vjeçar dhe është në ndjekje të personave të tjerët që grabitën pikën e karburantit dhe u arratisën.
Mungesa e karburantit në pikat e karburantit në Francë u shkaktua nga grevat në disa rafineri dhe uljet e çmimeve nga lideri i tregut TotalEnergies, gjë që çoi në rritjen e kërkesës.
Pavarësisht thirrjes së qeverisë për të rifilluar