Ka vdekur një foshnjë pasi babai i saj e harroi në automobil në rajonin Pirenej-Atlantik në jugperëndim të Francës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas RTL, babai, i cili jeton në Bordes, ka harruar vajzën e tij 14-muajshe në automobil në parking, të cilën duhej ta linte në kopsht në mëngjes.
Foshnjën e kishte harruar në automobil dhe kishte shkuar në punë.
Pasi që drejtoria e kopshtit i kishte lajmëruar se foshnja nuk është kopsht, disa orë më vonë ajo u gjet e vdekur.
Në një rast të ngjashëm në rajonin Loire-Atlantique në qershor babai kishte harruar foshnjën në automobil duke nxituar për në punë, edhe ajo u gjet e vdekur.