Shumë lehtë për t’u përgatitur dhe fantastike për organizmin tuaj, veçanërisht gjatë agjërimit
Hurmat janë ushqimi më i kërkuar gjatë muajit të Ramazanit, sepse në traditën islame është zakon që agjërimi të ndërpritet me hurma. Megjithatë, hurmat janë pjesë përbërëse e ëmbëlsirave të shumta dhe gjithnjë e më shumë ato janë një përbërës i domosdoshëm në smoothie.
Hurmat kanë një gamë të gjerë vlerash shëndetësore dhe ushqyese, për këtë arsye ato konsiderohen si fruti më i shëndetshëm në tokë. Ato janë një burim ideal i fibrave natyrale që janë të nevojshme për funksionimin e duhur të trupit. Sheqeri natyral që gjendet në hurma është një alternativë e përkryer ndaj sheqerit të zakonshëm. Ato treten lehtësisht dhe ulin ndjenjën e urisë.
Hurmat janë kryesisht shumë ushqyese, sepse ato janë të thara, prandaj përmbajtja e kalorive është më e lartë se ajo e shumicës së frutave të freskëta, dhe shumica e këtyre kalorive vijnë nga karbohidratet.
Për shkak të vlerave ushqyese që ka, përveç prishjes së agjërimit, rekomandohet konsumimi i hurmave në syfyr, për të nisur agjërimin.
Hurmat mund të jenë pjesë përbërëse e pjatave moderne, si dhe smoothie-ve me vlera ushqyese, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
2 gota qumësht,
1 banane të ngrirë,
30 g hurma,
20 g bajame,
1/8 lugë çaji kanelle.
Përgatitja:
Përbërësit e përgatitur vendosni në një blender dhe më pas përzieni.
Pas shërbimit, shijoni pijen ideale të Ramazanit.
/Telegrafi/
The post Frape me hurma dhe banane appeared first on Telegrafi.