RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

FSK-ja dhe KFOR-i deminojnë një granatë dore në Mramor, raportuesi dyshon se ka ende mjete të dyshimta

fsk-ja-dhe-kfor-i-deminojne-nje-granate-dore-ne-mramor,-raportuesi-dyshon-se-ka-ende-mjete-te-dyshimta

Një person nga Mramori i Prishtinës ka raportuar në polici se ka dyshime që në pronën e tij ka mjete të pashpërthyera që nga koha e luftës së fundit në Kosovë.

Në raportin policor është bërë e ditur se njësitet e deminimit të FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë gërmimit kanë gjetur një granatë dore, të cilën e kanë asgjësuar në mënyrë të kontrolluar.

Ndërkohë, raportuesi dyshon që ka ende mjete të tjera të pashpërthyera në lokacion. Lidhur me këtë, njësitet e deminimit në ditët në vijim do të hulumtojnë për mjete të tjera.

Gjithashtu, lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, i cili ka vlerësuar se nuk ka elemente të ndonjë vepre penale.

Related posts

Sulm me bombë në Irlandën e Veriut

admin

Kontraktorët turq do të luajnë rol udhëheqës në rindërtimin e Ukrainës

Kushtrim Guraj

Sot 77-vjetori i sulmit të parë në botë me bombë atomike, OKB-ja paralajmëron njerëzimin për rrezikun armëve bërthamore

admin