RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

FSK-ja dhe ushtria amerikane kryejnë së bashku stërvitje në Gjermani

fsk-ja-dhe-ushtria-amerikane-kryejne-se-bashku-stervitje-ne-gjermani

Forca e Sigurisë e Kosovës dhe Ushtria Amerikane në Evropë dhe Afrikë, kanë realizuar stërvitje të përbashkëta në zonën stërvitore Hohenfels në Gjermani.

Në njoftim thuhet se, kjo stërvitje u mundësoi forcave aleate dhe partnere përvojë reale në terren.

‘‘Stërvitja forcë kundër forcës mes ushtarëve të Kosovës dhe Batalionit të Parë, Regjimentit të 4-të të Këmbësorisë (OPFOR), të Qendrës së Përbashkët Shumëkombëshe të Gatishmërisë, e solli përballjen në terren gjatë stërvitjes “Saber Junction 26”, në zonën stërvitore Hohenfels në Gjermani. Kjo stërvitje u mundësoi forcave aleate dhe partnere përvojë reale në terren, duke forcuar aftësinë për t’u përshtatur dhe aftësitë luftarake nën presion’’, thuhet në njoftim.

Këtë njoftim të ushtrisë amerikane për Evropë e Afrikë, e ka ndarë edhe FSK-ja në profilin zyrtar të saj.

Related posts

Partitë politike të Groenlandës: “Nuk duam të jemi amerikanë”

Muhamet Ramadani

Deklaratat përmbyllëse: Ish-krerët e UÇK-së dalin sërish para trupit gjykues

Kushtrim Guraj

Erdoğan: SHBA-ja duhet të largohet nga bregu lindor i Eufratit

admin